Bildt: Serbia të bashkëpunojë për Kosovën
23/03/2010 10:25
Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka deklaruar se Serbia duhet të bashkëpunojë me BE-në për cështjet që kanë lidhje me Kosovën.
“Kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës përgjigjia është se për momentin nuk pajtohemi të gjithë mbi të. Por ne duhet të bashkëpunojmë pavarësisht dallimeve”, ka pohuar Bildt.
Ai ka theksuar se në konferencën e Sarajevës që do të mbahet në qershor, BE duhet të sigurojë pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit.
“Gjithashtu, në këtë konferencë duhet të arrihen rezultate konkrete”, ka shtuar shefi i diplomacisë suedeze, i cili në Beograd njihet si “lobist serb”.
Top Channel