Vizat, Kukan vlerëson përmbushjen e detyrimeve teknike

22/03/2010 12:45

Presidenti i Komisionit për Ballkanin në Parlamentin Europian Eduard Kukan vlerëson arritjet e Shqiperisë në kuadër të plotësimit të detyrimeve teknike në procesin e liberalizimit të vizave.

Kështu thuhet në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të kuvendit, pas takimit që bëri kryeparlamentarja Jozefina Topalli me delegacionin e eurodeputetëve, të cilët prej dje ndodhen në Tiranë.

Sipas këtij njoftimi eurodeputetja Tanja Fajon tha se “nga muaji dhjetor Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme në plotësimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin”.
 
Duke u ndalur në situatën politike, Kryetarja e Kuvendit e njohu delegacionin me vendimin e fundit të parlamentit për ngritjen e komisionit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
 
“Ky komision i ngritur nga nisma e opozitës, bazohet në dy parimet themelore që Komisioneri për Zgjerim Fyle theksoi në deklaratën e tij: transparencë e plotë dhe respekt i Kushtetutës”, u shpreh Topalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB