
Kryeministri i Hashim Thaci e ka vlerësuar si të suksesshëm takimin në Bërdo për Republikën e Kosovës, për përfaqësimin e saj të barabartë, prezantimin e vizionit për bashkëpunim rajonal, si dhe për integrim në BE dhe NATO.
“Takimi në Bërdo të Sllovenisë i liderëve të rajonit ka qenë një takim jashtëzakonisht i suksesshëm për Republikën e Kosovës, për përfaqësimin e saj të barabartë, për prezantimin e vizionit për bashkëpunim rajonal, bilateral në të gjitha vendet e rajonit, por në të njëjtën kohë edhe të vizionit për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian, për të kaluar nga faza e stabilitetit në atë të zhvillimit ekonomik dhe modernizimit të shteteve tona”, është shprehur kryeministri.
Thaçi ka thënë se “deklarata e përbashkët nga ky takim ishte një zotim për të ndihmuar secili shtet secilin por edhe shpreh nevojën për të njohur njëri-tjetrin si shtete si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror”.
Top Channel