Thaci: Gati të thellojmë raportet me Malin e Zi
22/03/2010 16:45
Kosova është e gatshme që të thellojë marrëdhëniet me Malin e Zi, në vecanti pas njohjes që ky vend i ka bërë pavarësisë.
Është ky qëndrimi i shprehur nga kryeministri Hashim Thaci, i cili priti sot në një takim ministrin malazez për Mbrojtjen e të Drejtave të Njëriut, Ferat Dinosha.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në angazhimet e saj për thellimin e bashkëpunimit rajonal me të gjitha vendet fqinje, në funksion të paqes, zhvillimit dhe integrimit”, ka deklaruar Thaci.
Edhe ministri Dinosha, nga ana e tij ka shprehur vullnetin e vendit të tij për të thelluar marrëdhëniet me shtetin e ri, me qëllim stabilitetin e rajonit.
Top Channel