Përmbyset autoboti me naftë, bllokohet rruga
22/03/2010 10:35
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë nga përmbysja e një autoboti me karburant, i cili ka marrë zjarr.
Aksi është bllokuar në afërsi të fshatit Subash, ndërkohë që forca zjarrfikësish ndodhen në vendngjarje.
Nuk ka njoftime për të lënduar dhe policia ka izoluar zonën për të evituar demet ne njerez.
Top Channel