Partia Lidhja Demokratike e Dardanisë ka vazhduar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se Kosova është shteti më i korruptuar në Evropë.

Në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, të kryesuar nga kryetari Nexhat Daci, është thënë se kjo situatë vjen pikërisht për shkak të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaci.

“Ka mungesë të kapaciteteve për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, mungesë të vizionit dhe të vullnetit për të vënë në axhendë luftën ndaj korrupsionit, që ndodhet në të dikasteret më të rëndësishme”, thuhet në një komunikatë te LDD-së.

Partia në fjalë shton më tej se të njëjtat kritika vijnë edhe nga institucionet më prestigjoze ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA