Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës kanë themeluar Lëvizjen për Kosovë dhe Metohi.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Sllavisha Petkovic ka deklaruar se prioritet i saj do të jetë kthimi i serbëve të larguar.

“Kam hyrë në këtë lëvizje pasi së fundmi qeveria e Kosovës po kërkon vasalë. Ne nuk duam të jemi vasalë, por bashkëpunëtorë. Bashkësia serbe ka probleme, ashtu si edhe pakicat e tjera”, ka pohuar Petkovic.

Organizatorët e kesaj lëvizjeje deklarojnë se nuk do ta pranojnë pavarësinë, por duan përfitimet që iu ofron Parlamenti i shtetit të ri.

Ndërkohë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashic e vlerëson si joserioze këtë lëvizje dhe i cilëson si të pavërteta pretendimet e anëtarëve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA