Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se kontesti i emrit është një cështje dypalëshe mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe për pasojë nuk duhet ta pengojë procesin integrues të kësaj të fundit.

“Ky është qëndrimi zyrtar i Brukselit dhe ne këtë e kemi përsëritur vazhdimisht në institucionet e BE-së”, ka pohuar Kacin.

Ai ka shtuar më tej se këto ditë do t’i dërgojë një letër komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fule dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton, që të angazhohen për të zgjidhur kontestin dypalësh mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA