Policia greke njoftoi shkatërrimin e një organizate të trafikimit të lëndëve narkotike midis Shqipërise dhe Greqisë.
Operacioni policor nisi pasditen e së dielës e përfundoi paraditen e sotme. Tre persona janë vënë në pranga, emrat e te cilëve për arsye hetimi momentalisht nuk jane bërë publike. Mësohet vetem se mes tyre është nje femër shqiptare 42 vjec dhe dy meshkuj te moshave 33 dhe 45 vjec, njeri nga Saranda, tjetri shtetas grek.
Sipas policisë se Igumenicës,personave të ndaluar iu kapën 137 kilogramë kanabis, një pistoletë dhe 6.000 euro kesh. Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë. Policia mendon se të ndaluarit ishin korriere. Ata paguheshin me 1000 euro për cdo kilogramë kanabis që transportonin, në itenerarin nga kufiri shqiptar deri në kryeqytetin helen, Athine,ku edhe do t’i dorëzohej tre shqiptarëve të tjerë, që janë aktualisht në kërkim nga policia.
Nga deponimet e të ndaluarve rezulton se me trafikantët ata komunikonin përmes celularit. Atyre u tregohej vendi në të cilin ishte fshehur droga në kufirin shqiptaro-grek dhe pasi e merrnin atë, e dërgonin me dy ndalesa në destinacion. Te arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre,iu derguan Gjykates së Gumenicës,e cila vendosi t’i lerë në burg deri në përfundim të procesit ndaj tyre.
Top Channel