Disney, aktore pa operacione plastike

22/03/2010 12:00

Shtëpia e famshme kinematografike, Ëalt Disney ka marrë një vendim të papritur, duke deklaruar se kërkon që aktorët të jenë sa më natyralë pa asnjë ndërhyrje plastike.

Seria e katërt e sagës “Piratët e Karaibeve” do nisë xhirimet pas 2 muajsh dhe Disney mendon që këtë rregull ta aplikojë që ne këtë film. Jo rastësisht është zgjdhur si protagoniste Penelope Cruz, e cila nuk ka ribërë asnjë pjesë të trupit të saj.

Sipas “Neë York Post”, të gjitha aspirantet për aktore do t’i nënshtrohen testeve dhe ato që kanë zmadhuar gjoksin apo kanë vënë dorë në fytyrë, do kenë shumë pak mundësi të fitojnë një rol në projektet e Disney.  

Top Channel