Bosch: Komisioni hetimor, i njëanshëm
22/03/2010 13:25
Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për zgjedhjet e 28 qershorit është i njëanshëm dhe i padobishëm.
Kështu deklaroi për mediat ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, pas një vizitë në Kryegjyshatë me rastin e ditës së Sulltan Novruzit.
Ambasadori shprehu zhgënjimin e tij për seancën parlamentare, që nuk arriti të jepte një rezultat kompromisi, për të cilin kishin bërë më parë apel edhe ndërkombëtarët.
“Në parlament u shprehen vetëm qëndrime mes palëve. Ishte rezultati më negativ që mund të prisnim”, u shpreh Bosch.
Megjithatë ambasadori bëri edhe njëherë apel për kompromis dhe u kërkoi palëvë që të bëjnë lëshimet e tyre, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje.
Top Channel