Çitaku: Procesi në GJND fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar

22/03/2010 11:05

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Citaku deklaroi se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës vetëm sa do ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Çitaku është shprehur se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm.

Diplomatja ka kundërshtuar pretendimet e diplomacisë serbe që pas procesit në GJND-së të hapen negociata për statusin, duke theksuar se Kosova mbetet në qëndrimin për dialog të hapur për çështje konkrete vetëm si dy shtete të barabarta me secilin shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB