Kuvendi: PS të kërkojë falje
21/03/2010 19:50
Kuvendi i Shqipërisë, bëri publike dokumentat zyrtare të votimit të së premtes, pasi deputetja socialiste Vasilika Hysi, akuzoi një ditë më parë mazhorancën për llogaritjen në votim edhe të votave të kryeministrit Berisha dhe zv/kryeministrit Meta, që nuk ishin të pranishëm.
Në 73 votat pro, nga dokumentat duket se në rezultat nuk janë përfshirë këto dy vota, Duke e konsideruar këtë një shpifje,
Kuvendi shprehet se opozita duhet t’i kërkojë falje administratës së parlamentit dhe opinionit publik për këtë të pavërtetë të thënë në mënyrë publike.
Top Channel