Kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalë rasti në sesionin plenar të konferencës “Bashkë në Unionin Evropian – Kontributi i Ballkanit Perëndimor për Perspektivën Evropiane”
Thaçi ka theksuar përkushtimet e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian. “Vizioni ynë është thellimi i bashkëpunimit rajonal, e jo bojkoti dhe izolimi”, u shpreh Thaçi.
Sipas kryeministrit, Republika e Kosovës ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Shqipërinë, me Kroacinë dhe Slloveninë, dhe është e interesuar që në një të ardhme të afërt të ndërtojë raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura.
Top Channel