Moore shpëton një jetë falë Twitter-it

20/03/2010 10:50

Për herë të dytë brenda një viti, aktorja Demi Moore ka përdorur Twitter për të shpëtuar një të ri nga vetëvrasja.

Ishte ora 2 pas mesnate, kur Jeremy Lynch, një 18-vjecar nga Florida shkruajti në profilin e tij në rrjetin social qëllimin për të vrarë veten, duke u vetëvarur. Demi e pikasi këtë mesazh, duke ndërhyrë menjëherë.

“R U rlly asking 4 help?” (Po kërkon vërtet ndihmë?) i është drejtuar djalit, i cili i ka dhënë përgjigje menjëherë: “E kam bërë shumë rrëmujë jetën time, ndaj do të var veten në pemën e oborrit të shtëpisë sime.Nuk kam më motiv për të jetuar. Do të transmetoj direkt në web skenën e vetëvrasjes sime”.

Në këtë moment Demi kuptoi se nuk bëhej fjalë për shaka, ndaj lidhi menjëherë kontaktin me sherifin e zonës, i cili ndërhyri duke shpëtuar adoleshentin.

Nuk është hera e parë që aktorja përfundon në gazeta falë Twitter-it. Në muajin prill të vitit 2009, Demi shpëtoi edhe një grua tjetër, e cila kishte shkruar në profilin e saj qëllimin për t’u vetëvrarë.

Top Channel