Lezhë, shkatërrohet ndërtesa muze

20/03/2010 20:10

Një prej shtëpive muze më të njohura në Lezhë është drejt shkatërrimit të plotë të saj për shkak të moskujdesjes.

Bëhet fjalë për banesën e Zekajve në lagjen ‘Sheher”, e cila ka mbetur në mëshirë të fatit. Nuk ka më as dyer dhe as dritare dhe kushdo mund të hyjë në këtë ndërtesë e cila prej 30 vjetesh nuk është rikostruktuar.

Madhësia e saj dhe dhomave, punimet në dru, dyert dhe dritaret nga të cilat kanë ngelur vetëm skelete flasin më së miri për një ndërtesë e cila mbart vlera muzeale që po shkatërrohen.

Top Channel