Korcë, grabitet me armë taksisti

20/03/2010 10:45

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korcës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një taksist.

Sipas informacioneve të fundit, taksisti është sulmuar nga nje grup personash të armatosur, të cilët i kishin ngritur kurth në vendin e quajtur Qafa e Zvezdës.

Burime policore lokale njoftojnë se taksisti po kthehej nga Liqenasi ku kishte shoqëruar disa pasagjerë.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.

Top Channel