Tradhëtia ndaj Bullock, James kerkon falje

19/03/2010 17:40

Pas zbulimit të historisë së bashkeshortit të Sandra Bullock, Jesse James, vjen ndjesa publike nga ky i fundit.

Ai ka pranuar tradhëtinë me modelen Michelle “Bombshell” McGee, duke i kërkuar falje bashkëshortes dhe tre fëmijëve. “Meritoj cdo ndëshkim të mundshëm për veprimet e mija. Shpresoj që një ditë të gjejnë mirësi në fund të zemrës dhe të më falin”, shprehet Jesse James.

Skandali u zbulua pas deklaratës publike të modeles së famshme për tatuazhet e saj, e cila rrëfeu për lidhjen 11 mujore me “mbretin” e motocikletave. Ajo tha se ai e bëri të besonte se ishte divorcuar nga bashkëshortja. “Nuk do ta bëja asnjëherë nëse do ta dija se ishte i martuar. Isha e bindur se mes meje dhe tij bëhej fjalë për dicka serioze”, rrefeu Michelle.

James, themelues dhe administrator i “West Coast Choppers”, oficina e famshme e motocikletave, ka reaguar duke thënë se një pjesë e madhe e akuzave jane të pabaza dhe false. “Por këtu ka vetëm një fajtor, ai jam unë. Më vjen keq që kam shkaktuar shumë dhimbje”, shtoi ai. James është babai i tre fëmijëve, që të tre nga martesat e mëparshme. Me Sandra Bullock ai është martuar në vitin 2005.  

Top Channel