Tim Burton, nje mal me projekte për të ardhmen

19/03/2010 16:20

Ndërsa po shijon suksesin e filmit “Liza në botën e cudirave”, Tim Burton planifikon disa filma të tjerë, këtë herë edhe në formatin 3 dimensional.

Para se të nisë projektin “Familja Adams” ne 3D, ai mendon te shfaqë në ekranin e kinemasë edhe “Bukuroshja e fjetur e pyllit”. Por projektet nuk përfundojnë këtu, pasi në vitin 2011 do te shfaqet “Frankenweenie” dhe më pas do të jetë radha e “Dark Shadoës”.

Regjisori do jetë i pranishëm edhe si president jurie në Festivalin e Kanës që do zhvillohet ne 12 dhe 13 maj. Ndëerkohë, “Liza në botën e cudirave” ka arkëtuar 442 milionë dollare, duke kaluar me 242 milione dollarë koston e realizimit.

Top Channel