Shitet në ankand ora e Titos

19/03/2010 14:45

Ora e dorës e marshallit Josip Broz Tito, e modelit “Patek Philipe” dhe e punuar me ar 18 karatësh, u shit në një ankand me vlerën 7.600 euro.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave objekti u ble nga nje koleksionist nga Beogradi.

Sipas burimeve, ankandi nisi me cmimin fillestar prej 680 mijë dinarësh dhe zgjati 10 ditë.

Tito e hoqi orën nga dora dhe ia dhuroi një oficeri të sigurimit shtetëror. Familja e këtij të fundit, e cila e dhuroi orën për në ankand, ka preferuar të mbetet anonime.

Top Channel