Marsela Lena, rifillimi nga e para në Shqipëri

19/03/2010 19:05

Të jesh e diplomuar në Akademinë e Arteve nuk është një nga zgjedhjet më të mencura që mund të bësh, pasi mundësitë për të gjetur hapësira në tregun e vogël të aktorëve janë shumë të limituara.

Por as kjo dhe shume pengesa të tjera nuk e bindën Marsela Lenën që të ndryshonte mendim. E larguar nga Shqipëria në moshën 5 vjeçare, rikthimi i saj në atdhe ndodhi vetëm për një arsye, konkurimi për degën e aktrimit. Pasioni i madh për skenën dhe filmin dukej tek Marsela që në fëmijërinë e saj dhe ata që e njohin që ateherë, kanë shumë për të treguar si Andon Koci, aktor i teatrit. “Këtë rrugë të gjatë, këtë kalvar artistik e ka nisur që e vogël, duke qënë shumë më herët në kontakt me teatrin”, shprehet ai.

Nje mori rolesh edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë qe nga diplomimi i saj, jane shtuar ne CV-në e Marselës, filma, teatër dhe ndonjë çmim, janë shpërblimi i sakrificave të vajzës së ndrojtur që nuk ka frikë nga skena, por më mirë se kushdo e njeh pedagogu i saj, Birce Hasko. “Eshtë një vajzë me një sedër të admirueshme, e kërkon rezultatin tek vetja jo tek të tjerët. Kjo është një fisnikëri”.

Ndërkohe që për punën e saj të madhe mësojme pothuajse gjithçka natyrshëm interesohemi per kohen e saj të shpenzuar jashtë aktrimit dhe mesa duket ky është nje koncept i panjohur për Marselen. “Jeta private e saj është disi jo delikate, por aq edhe intime, po sa intime po aq edhe e përkushtuar. Ajo ka një inamoratizim drejt pasionit të aktrimit”, shprehet Koci. Nje aktore që është njëkohesisht një vajzë e qeshur, me bicikleten e saj karakteristike dhe me dëshiren e madhe për punën, për punën dhe sërish për punën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel