Kriza, debat maratonë në kuvend

19/03/2010 15:05

Kuvendi ka vijuar gjatë paradites së sotme seancën maratonë të nisur një ditë më parë. Diskutimet kanë qenë thuajse të njëjta ku të dyja palët kanë ruajtur në mënyre statike qëndrimet e tyre.

Deputetët e opozitës kanë kerkuar me ngulm hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit ku përfshihet edhe hapja e kutive, ndërsa nga mazhoranca përgjigjja ka qenë e njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor por pa shkelur vendimet e gjykatave cka nënkupton se shumica nuk lëshon tek kutitë .

Mbi kete refren është mbështetur përballja e palëve e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë oreve te pasdites. Nuk dihet ende nëse do mund të arrihet një konsensus mes palëve kur të paktën zyrtarisht, qoftë opozita, qoftë shumica nuk pranojnë të leshojnë në kërkesat e tyre. Qe nga dje rreth ores 18:00 kur ka nisur kjo seancë, e cila vijon edhe sot kane folur jo me shume se gjysma e deputetëve të cilet janë parashikuar te flasin.
 
 

Top Channel