Hollywood-Bollywood, pakt kundër piraterisë

19/03/2010 13:20

Bollywood dhe Hollywood, dy industritë kryesore kinematografike të botës, kanë vendosur të bashkojnë forcat kundër piraterisë.

Kompania Motion Picture Association dhe shtatë producentë indianë kanë formuar një aleancë, në të cilën do të përfshihen edhe organet e policisë dhe kompanitë e internetit.

Riprodhimi ilegal i filmave në Indi është shumë i përhapur dhe i toleruar nga autoritetet lokale.

Top Channel