Greqi, shpërthim në zyrat e shoqatës ekstremiste
19/03/2010 09:30
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fortë bombe ka ndodhur në zyrat e organizatës së ekstremit të djathtë grek “Krisi Avgji”, ose “Agimet e Bardha”.
Shpërthimi i eksplozivit, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndodhi në katin e 5-të të një ndërtese në rrugën “Sokratus”, në zonën e quajtur Omonia.
Sipas policisë, një person i panjohur kishte lajmëruar pak minuta para shpërthimit në zyrat e gazetës greke “Elefterotipia” për ngjarjen.
Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz per shkak se në momentin e ngjarjes askush nuk ishte në zyrat e kësaj organizate, të akuzuar si fashiste.
Korrespondenti ynë në Athinë na njofton se janë ngritur disa pista nga ana e policisë për këtë ngjarje.
Top Channel