Rama prezanton masterplanin për transportit publik

18/03/2010 15:25

Bashkia e Tiranës ka prezantuar masterplanin për zhvillimin e transportit publik në kryeqytet, që konsiderohet si zgjidhja kryesore e trafikut te renduar .

Ky masterplan thekson optimizimin e sistemit ekzistues te transportit publik ashtu edhe shtimin e rrjetit të linjave të reja. Deri ne vitin 2020 llogariten me shume se 100 korsi të rezervuar për transportin publik dhe 88 km korsi te rezervuara per autobuset qe levizin me nje drejtim.

“Duke patur në dispozicion të gjithë hartën e projekteve që duhet të nisim dhe realizojmë zbatimin e këtij masterplani, ne kemi në dorë instrumentin që na duhet për të përballuar sfidën e rritjes së lëvizjeve në qytet. Do të rrisim cilësinë e transportit publik,cilësinë e lëvizjes dhe cilësisë së jetës”, u shpreh kryebashkiaku, Edi Rama.

Korsitë e rezervuara për transportin publik do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, me shume siguri, ulje e kosto se sherbimit respektim i orareve te shërbimit dhe të frekuences kohore.

Gjithashtu do te shtohen gjashte linja duke shtuar dhe zgjatur linjat e unazes. Gjithashtu do te eliminohet trafiku tranzit ne qender.Sistemi parashikon qe përtej vitit 2020  të mendohet për ndertimin e rrjetit urban  hekurudhor ku perfshihen 20 km binare ne zone urbane.

Top Channel