Në ankand, shiringa që vrau Jacko-n

18/03/2010 10:55

Duket se shiringa me të cilën mjeku i injektoi Michael Jackson-it dozën fatale të qetësuesit do të dalë në ankand.Kjo është dicka shumë e shëmtuar, ndërsa mësohet se cmimi fillestar për të do të jetë 5 milione dollarë.

Nëse doreza e bardhe e Jacko-s u shit në ankand për 350 mijë dollarë dhe xhaketa e njohur u shit për 225 mije dollarë, tani do të shitet edhe shiringa.

Sa më shumë kalojnë kohët aq më shumë vërtetohet fakti se mbreti i Pop-it vlen më i shumë i vdekur se i gjallë.

Tablodi britanik “Daily Mirror” shkruan se projekti për të shitur shiringën është një ide që e ka tmerruar familjen.

“Janë të nxehur dhe të poshtëruar që dikush po tenton të përfitojë në këtë mënyrë nga vdekja e tij”, shkruan gazeta.

Top Channel