Kutcher-Heigl ne kinema me “Killers”

18/03/2010 20:30

Në 4 qershor do shfaqet në sallat amerikane premiera e filmit  “Killers” me protagoniste Katherine Heigl dhe Ashton Kutcher.

Aktorja që u bë e njohur në serialin “Grey’s Anatomy” luan në rolin e një eksperteje kompjuteri që gjatë pushimeve tronditet nga pasioni i Kutcher. Ata martohen menjëherë, por bashkëshorti fsheh një sekret të madh.

Spencer Aimes (Ashton Kutcher) ka punuar për disa kohë me Shërbimet Sekrete Amerikane. Të papriturat nuk përfundojnë këtu, pasi pranë shtëpisë së tyre të re jetojnë disa vrasës dhe kjo e bën më të vështirë jetën e tyre.

Top Channel