Ke$ha, foto kompromentuese në internet

18/03/2010 18:15

Faqja e internetit ZackTaylor.ca ka publikuar disa foto që kompromentojne figurën e kengëtares së talentuar Ke$ha.

Në këto foto shfaqet një femër shumë e ngjashme me kengëtaren bionde ku ajo është fotografuar në disa momente erotike. Por artistja ka nxituar që të përgënjeshtroje gjithcka në blogun e saj në Twitter.

“Ajo nuk jam unë”, shkruan Ke$ha. Ndërkohë, avokatët e saj kanë ndërmarrë një nismë ligjore për tërheqjen e menjëhershme të fotove nga interneti.

Top Channel