Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar sot nga Beogradi se dilema “Kosova ose BE-ja” është vetëm një iluzion i Serbisë.

Kacin është shprehur se askush nuk po kërkon që Serbia të njohë Kosovën, por vetëm që ajo të përmirësojë marrëdhëniet me këtë vend.

“Problemi kryesor i Serbisë është se ajo nuk e di që në qeverinë e Kosovës janë dy ministra që përfaqësojnë minoritetin serb, nuk di që serbët në enklava dolën në zgjedhje dhe se pakica serbe ka 4 bashkiakë në katër komuna”, ka pohuar Kacin.

Ai ka shtuar më tej se pjesëmarrja e Serbisë në konferencën rajonale në Bërdo do të ishte një mesazh pozitiv për rajonin dhe BE-në.

Top Channel