Tiranë, inaugurohet parku “Ali Demi”

17/03/2010 20:55

Kryebashkiaku Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e parkut “Ali Demi”, i ndërtuar me rreth 40 milionë lekë të investuara nga bashkia e kryeqytetit.

Gjatë takimit me banorët, Rama e konsideroi një premtim të mbajtur këtë investim.

“Është një premtim i mbajtur për gjithë këta banorë që prisnin këtë park për të kaluar kohën e lirë, në një hapësirë me cilësi krejt të re bashkëjetese komunitare”, deklaroi Rama.

Parku i ri ndodhet në kryqëzimet e rrugëve “Ali Demi” dhe “Idriz Dollaku”. Ai është ndarë në tre pjesë, zona e qetë e konceptuar vecanërisht për moshat e treta, zona sportive, ku përfshihen ambjente sportive për të rinjtë dhe zona e shërbimit.

Top Channel