Kulturë, vijon nisma italo-shqiptare

17/03/2010 21:00

Kanë vijuar në Tiranë aktivitetet e ambasadës italiane në kuadër te stinës së madhe të sapo nisur “Shqipëria dhe Italia 2010, dy popuj, një det, një miqësi”.

Aktiviteti i radhës është “Poezia e Verës”. Ai ka karakter kulturor, tregtar e promocional dhe synon të favorizojë shkëmbimin e përvojave dhe njohjeve mbi prodhimin dhe shijimin e verës nëpërmjet workshop-eve.

Gjithcka do të organizohen në ditët në vijim, por edhe të theksojë territoret dhe lidhjet italo-shqiptare, kulturen e verës, si instrument dialogu mes popujve, në këtë rast edhe me poezi italiane dhe shqiptare.

Top Channel