Cheryl nuk e fal Ashley, kerkon divorcin

17/03/2010 09:15

Cheryl Cole nuk ka ndermend t’i jape asnje shprese bashkeshortit te saj, Ashley Cole, i cili mesa duket e ka mbushur kupen me historite e tradhetive.

Pavaresisht faljes se vazhdueshme qe mbrojtesi i ka kerkuar, bashkeshortja-kengetare nuk do beje asnje hap pas, madje ka nisur menjehere procedurat e divorcit pasi konbtaktoi me avokaten Fiona Shacklenton.

Lajmin e divorcit ajo ia ka bere te ditur me nje sms. Ky nuk eshte nje lajm i mire per lojtarin e Chelesa, i bllokuar nga nje demtim qe do ta mbaje jashte fushave edhe per disa kohe. Nderkohe, Cheryl nuk ka humbur kohe, ajo ka nisur te shoqerohet me kengetarin e Black Eyed Peas, Will-i-am.

Top Channel