“Poezia e veres” afron Italine me Shqiperine

16/03/2010 20:20

Ne vazhdim te aktiviteve te nisura nga Ambasada Italiane eshte organizuar ai me titull “Poezia e veres”.

Ky aktivitet kulturor, tregtar e promocional synon te favorizoje shkembimin e pervojave dhe njohjeve mbi prodhimin dhe degustimin e veres nepermjet workshop-eve, qe do te organizohen ne ditet ne vijim. Gjate aktivitetit, ku moren pjese mes te tjeresh ambasadori italian Saba D’Elia, perfaqesues te kesaj ambasade, poete, piktore e sommeliere, u lexuan poezi shqiptare dhe italiane.

“Ashtu sikurse e thote edhe titulli, aktiviteti synon te theksoje territoret dhe lidhjet italo-shqiptare, por edhe kulturen e veres, kete instrument dialogu mes popujve, ne kete rast edhe me poezi italiane dhe shqiptare”, theksoi ambasadori. Pjese e aktivitetit ishte dhe nje kend ekspozite me piktura te Anastas Konstantinit me tematike veren.

Aktiviteti “Poezia e veres” do te vazhdoje edhe ne Berat, Durres e Shkoder. Nje pjese e te ardhurave nga shitjet e produkteve do te shkojne per jetimoren Zyber Hallulli dhe “Shtepine e zemres”.  

Top Channel