“Kartat”, Qeveria, padi opozites ne prokurori

16/03/2010 20:00

Pas deklaratave te bera ne parlament ne daten 4 Mars nga perfaqesuesit e opozites per ceshtjen e kartave te identitetit, Ministria e Brendshme ka depozituar ne Prokurorine e Tiranes, kallzimin penal dhe i kerkon organit te akuzes te hetoje per falsifikim dhe perhapje te informatave te rreme.

“Te vihen ne dispozicion te prokurorise dokumentat e paraqitura ne seance plenare nga disponuesit, te sqarohet pse dhe ne c’menyre i disponojne keto dokumente dhe si kane marre informacione”, deklaroi zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni.

Ai theksoi se cilesia e kartave te identitetit eshte e standarteve te larta, nderkohe qe opozita disa here deklaroi se ka prova per hedhjen ne qarkullim te mbi 70 mije kartave te falsifikuara.

Top Channel