Permbytjet, Berisha: Demshperblim te plote

15/03/2010 21:25

Kryeministri Sali Berisha ka dhene garancine e se kabineti i tij do te miratoi ne ditet e ardhshme vendimin per vijimin e shperndarjes se shperblimeve per banoret e permbytur ne veri te vendit.

“Keto dite ne marrim vendimin per demshperblimin e plote te te gjitha zonave te permbytura. Demshperblimi do te jete i plote, shtepi per shtepi dhe qarku i Shkodres ka bere vleresimet, mendoj me pergjegjesi te madhe. Nje çeshtje e fundit, qe kishte mbetur, u zgjidh edhe ajo, pasi ishte problemi per nje sasi te konsiderueshme lavatriçesh, por qeveria do t’i qendroje fjales qe ka dhene”, ka deklaruar Berisha.

Pervec qarkut te Shkodres, kryeministri ka premtuar demshperblim edhe per banoret e zonave te tjera.

“Do te cdemtohen ato qe jane demtuar kudo. Edhe ne Maliq po te kete te demtuar, sa jane te demtuar, qarku po punon, ne u qendrojme plotesisht detyrimeve tona”, ka shtuar Berisha.

Top Channel