Hetimi, shumica “mbyll” kutite

15/03/2010 19:40

Mazhoranca nuk do te realizoje asnje nga dy kerkesat kryesore qe Partia Socialiste ka parashtruar per hetimin e zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit.

Kur pritet qe ne seancen e radhes te komisionit te ligjeve te diskutohen nen per nen ndryshimet e propozuara nga socialistet ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, mazhoranca ka dorezuar zyrtarisht ne drejtorine juridike te Kuvendit amendamentet e saj qe hedhin poshte dy nene ku qendron edhe thelbi i kerkesave te PS.

Shumica hedh poshte nenin tre, nepermjet te cilit PS kerkonte shumicen ne komisionin hetimor parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe nenin 4, ku perfshihet hapja e kutive te votimit.

Amendamentet jane dorezuar te firmosura nga deputetet Eduart Halimi, Gent Strazimiri dhe Edi Paloka. Ato do te jene ne tryezen e komisionit ne seancen e se martes si nje vije e forte ndarese mes dy paleve.

Pavaresisht se jane zhvilluar disa seanca te komisionit te ligjeve, iniciativa me e fundit e shumices pritet te riktheje gjithcka ne gjendjen fillestare mes opozites dhe mazhorances.

Kjo ndodh ne momentin kur edhe nderkombetaret kane vene si afat per zgjidhjen e krizes 18 marsin.

Top Channel