Erand Sojli: Aktrimi, endrra ime e realizuar

15/03/2010 19:10

Erand Sojli i takon asaj klase profesionistesh, te cilet nuk kursejne energji per punen, edhe pse e tija nuk eshte nje pune e çfaredoshme.

Me nje mori karakteresh dhe profilesh ne aktrim, ai eshte padiskutim nje yll, famen e te cilit ia dedikon punes dhe vetem punes.

I sapo kthyer nga turneu neper trojet shqiptare me suksesin e shfaqjes “Drama e lirise”, prej te ciles ka rrembyer trofeun e “Çmimit te Publikut”, i perfshire nga vrulli i punes per sezonin e ri te “Portokallise”, Erandi lufton te krijoje nje balance mes perkushtimit profesional dhe familjes.

Baba i dy vajzave, Sonjes 3 vjece dhe Gretes 7 muajshe, Erandi si prind, bashkeshort dhe femije ne te njejten kohe, kembengul per te ndertuar nje jete po aq te pasur sa edhe ne skene.

I pelqen te jete avantguardist ne art, por ne familje ruan me fanatizem tradicionalen. Jeton ne nje mjedis ku shpirtin e pasuron me njerez, e ku burim i padiskutueshem per te eshte edhe gjyshja 85 vjecare, Muzaferja, me te cilen jeton ne nje strehe.

“Jam gjyshja me e lumtur, Erandi eshte dobesia ime. Eshte shume familjar, me jep sodisfakson, cohet heret se punon shume, i bej kafen. Kur shkruan per ‘Portollalline’. I them te mi lexoje pak pjeset, i them kur me tingellon ketu po ketu jo. Ai per mua eshte gjithcka”, thote gjyshja e Eraldit.

Ne turneun e “Drames se Lirise”, Erandin e ka shoqeruar per gati 3 muaj babai i tij Xhemali. Ata jetojne larg njejri-tjetrit ne me te shumten e kohes, por mes tyre ekziston nje lidhje shume e forte, e cila i mban bashke edhe ne distance.

“Me behet qejfi qe jam autor i autorit te ‘Drames se Lirise’. Perpara Erandit familja jone ka pasur disa aktore, te cilet nuk jane ngjitur ne skene. Erandi ka mbledhur te gjitha endrra tona per t’i perfaqesuar ne skene”, thote babai i Erandit.

I prejardhur prej artistesh, i rrethuar mes tyre, edhe zgjedhjen bashkeshortore Erand Sojli e ka bere ne kete fushe. Rina, eshte bashkepunetorja e tij ne jete, me profesion edhe ajo aktore dhe nje nga njerezit qe e ndihmon te ngjitet suksesshem mbi skene.

“Jeta jone eshte e mbushur me shume emocione. Jo vetem femijet, por edhe puna e tij na mbush me emocion. Ne shume materiale te tij ka edhe batuta te mia. Kenaqesia me e madhe eshte kur punojme ne teater, lodrojme te dy”, thote Rina.

Miqesia e lij lidhet pashmangshmerisht edhe me vendin e punes. Nje prej lidhjeve me te ngushta Erandi e ndan me Arben Dervishin, me te cilin eshte njohur ne skenen e “Portokallise” ne vitin 2004.

“Me pelqyen tek ai, puna, talenti, familja. Me Erandin kemi shume te perbashketa. Ai ka nje grua dhe une, ai ka dy vajza dhe une kam dy. Vetem se ai ka nje gjyshe, une nuk e kam. Rrime, bashke, punojme bashke, zihemi bashke. Dua ta kem gjithmone mik Erandin. Edhe kur te zihem, pas 5 minutash do fus nje mik qe te me beje prap mik me Erandin”, rrefen Arbeni.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel