Bollywood ne krize te thelle ekonomike

15/03/2010 14:20

Ekonomia indiane po njeh rritje te medha vitet e fundit, por kjo nuk e ka ndihmuar industrine e filmit ne Bollywood te ece me te njejtat ritme.

Kjo industri qe eshte edhe e dyta me e madhe ne boten e filmit, vazhdon te notoje ne ujera te turbullta. Numri i filmave eshte reduktuar dhe sipas “The Sunday Express”, kosotot e prodhimit po arrijne nivele shume te uleta.

Vitin e shkuar Bollywood prodhoi 120 filma, por shume pak prej tyre arriten te arketojne te holla te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet. Ne kete industri ka ndikuar edhe kriza qe preku Dubain pasi u prishen kontrata te majme me shume salla ne qytetin e Emirateve te Bashkuara Arabe.

Top Channel