Aniston e fiksuar me Pitt: Te rikthehemi? Mundet…

15/03/2010 11:10

“Nuk besoj se ka gje te keqe te kthehesh me ish te dashurin”. Ky eshte mesazhi i drejteperdrejte qe Jennifer Aniston i jep ish bashkeshortit Brad Pitt, i cili per te eshte kthyer ne nje obsesion tashme.

Protagonistja e “Friends” po jeton nje lidhje me aktorin Gerard Butler, por fiksimi per Pitt duket qarte qe vazhdon ta mbertheje fort pas endrrave per nje rikthim te mundshem edhe pse ai prej 5 vjetesh jeton nen nje cati me Jolie dhe 6 femijet.

Kete deklarate Jen e ka dhene per “Daily Mail” gjate ndaleses ne Londer per te prezantuar filmin bashke me te fejuarin Butler. “Ndonjehere na ndodh te takohemi ne nje moment kur ne jete nuk mund te jemi aq te pjekur dhe te matur per nje lidhje”, shton Aniston.

Por Gerard Butler ka replikuar menjehere, duke thene: “Nuk mendoj se eshte nje ide e mire te rikthehesh me ish-in sepse une e kam bere tre here dhe nuk ka funksionuar”.

Top Channel