Big Brother, perfundon aventura e Rrezartes

14/03/2010 08:00

Nje nate e gjate e mbushur plot emocione ka qene mbremja e spektaklit te mbremshem te “Big Brother” ne “Top Channel”.

E eleminuara e nates se mbremshme ka qene vajza nga Kosova, Rrezarta. Ky eliminim ka shkaktuar jo pak merzi per te dashurin e saj, Mirin. Emocionet megjithate nuk kane perfunduar me kaq. Ambasadori amerikan, John Withers, dhe ai holandez, Henk Van Den Dool, kane marre pjese ne spektaklin e mbremshem.

Se bashku ata kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj Klodit, duke e pergezuar per guximin qe pati ndersa shprehu hapur dy jave me pare prirjen e tij seksuale.


Enxhi dhe momenti i se vertetes

E infiltruara e Vellait te Madh, Enxhi, e cila qendroi brenda ne shtepi se bashku me banoret e tjere per dy jave, eshte perballur me ta.

Ajo ka marre pjese ne mbremjen e spektaklit te djeshem, per t’u thene ne sy cfare realisht mendon per secilin prej tyre. Ajo ka ndjere shume emocione qe gjendej ne shtepine e “Big Brother” e do te donte shume t’i takonte nga afer te gjithe, duke qene se i cileson te gjithe miq. Edhe banoret jane shprehur se e kane ndjere mungesen e saj. Per here te pare ajo ka thene se eshte shume e vertete me ta. Enxhi eshte shprehur se momenti me i veshtire per te brenda shtepise ka qene kur u be ndarja mes grupeve. Ajo eshte shprehur se do te donte shume qe te gjithe te qendronin bashke.

“Une deshiroj me shpirt qe te jene nje. Nuk ka arsye te forte qe te jene te ndare. Deshiroj qe kjo pjesa e ndarjes te mos ekzistoje me”, ka thene ajo, ndersa ka nisur te jape mendimin e saj per cdo banor. Per Eduardin, Enxhi ka thene se i pelqenin shume batutat e tij dhe se do te donte qe ai te jepte maksimumin ne shtepi. Olten e ka vleresuar si nje vajze te zgjuar, edhe pse nuk i ka pelqyer nderhyrja e saj mes cifteve. Rrezarten e ka cilesuar si nje vajze qe ndjen pa fund dhe e shpreh dashurine ne cdo forme. Sa i perket Jetmirit, Enxhi ka thene se ai nuk shpreh aq sa ndjen vertet, ndaj duhet te jete me i lirshem me Rrezin. Per ciftin Bertina dhe Erion, ajo eshte shprehur se jane me te vertetet aty brenda. “Nuk do te mundja t’i ndaja nga njeri-tjetri”, ka thene ajo. Me tej, per Kiken ka shprehur se eshte nje djale i matur dhe i pjekur dhe do donte qe mendimi i tij te ndihej kudo. Valonin e ka cilesuar si nje djale te mrekullueshem, edhe pse do te donte qe te mos fshihej pas moshes se vogel qe ka. Sipas Enxhit, Ada eshte inteligjente, i ka idete e qarta, por banoret nuk e kane gjetur ende hapesiren per ta njohur. “Seldi bashke me Domeniken duhet te kene idete e qarta per njeri-tjetrin dhe lojen”, eshte shprehur Enxhi, duke e perfunduar komentin e saj me Klodin, te cilin e konsideron “adrenalinen” e shtepise.

Surprizat e nenave
Familjaret e banoreve jane edhe fansat me besnike te secilit prej tyre. E tille eshte edhe Valentina, mamaja e Domenikes, njekohesisht edhe ish-konkurrente ne “Big Brother”, si dhe mamaja e Seldit. Se bashku, ato te dyja kane menduar te organizojne nje surprize te vecante per femijet e tyre. Permes nje klipi, ato shfaqen duke biseduar per femijet e tyre dhe per lidhjen e tyre.

Me pas Arbana u jep mundesine Seldit dhe Domenikes te takojne nenat e tyre, por duke respektuar me perpikeri nje kusht te vendosur nga Vellai i Madh: duhet te nisen nga dhoma e ndenjjes, duke u puthur e perqafuar, dhe te pershkojne rrugen deri ne oborr te nenat, pa u shkeputur. Ata kane ecur duke u puthur dhe perqafuar gjate gjithe rruges.

Nena e Rrezartes, surprize ne BB
Nje tjeter nene ka menduar te beje nje surprize per vajzen e saj. Behet fjale per nenen e Rrezartes. Arbana u ka kerkuar banoreve te tjere te shkojne ne dhomen e gjumit, ndersa i ka thene Rrezit dhe Mirit te qendrojne ne dhomen e ndenjes. Te dy se bashku kane ndjekur klipin e Shkurtes, nenes se Rrezit. Nderkaq, Shkurtes qe gjendet ne dhomen e kuqe, i eshte treguar klipi e lidhjes Rrezi-Miri. Me pas e pyet per mendimin qe ajo ka ne lidhje me ciftin. Ajo thote se e ka ndjekur vajzen e saj permes ekranit, duke u shprehur se e ka marre shume malli per te, pasi e ka vajze te vetme. “Mendoj se lidhja mes tyre ka lindur edhe prej simpatise dhe moshes se afert. Ndoshta prej Enxhit eshte ngutur, duke mos dashur t’ia lere Mirin dikujt tjeter. Edhe pa e ditur qe Rrezi do futej ne BB, me ka pelqyer si person”, ka thene ajo. Rrezi shkon te takoje nenen.


Eleminohet Rrezarta

Rrezarta, vajza nga Kosova, u eliminua mbreme nga shtepia me e famshme ne shtepi. Mes Jetmirit, Oltes e Domenikes, publiku ka zgjedhur qe te jete pikerisht ajo qe do te largohet prej shtepise. Merzia e Mirit ka qene e dukshme. Ai e percolli ate deri te tuneli, duke e perqafuar fort.

Klodi, flet nena dhe ambasadoret
Edhe nje here Klodi ka qene ne qender te vemendjes. Ne studio, mbremjen e djeshme ka qene e ftuar mamaja e tij. Por ajo nuk ka qene e vetme. Bashke me te ka marre pjese edhe ambasadori amerikan, John Withers, si dhe ai holandez, Henk Van Den Dool. Arbana u ka thene banoreve se Vellai i Madh u ka dhene mundesine per te shprehur mendimin e tyre ne lidhje me nje ceshtje delikate qe ka te beje me protestat e lezhjaneve kunder Klodit dhe lajmeve qe kane ziere jashte shtepise se “Big Brother”. Deklarata qe beri Klodi dy jave me pare, ka pasur nje jehone te madhe ne shtyp dhe ne opinionin publik. Permes nje klipi, nena e Klodit i jep atij mbeshtetje, force dhe kuraje, duke i shprehur dashurine e saj te madhe prej nene. Ai i thote se e do shume dhe se eshte e vetmja femer qe do te doje gjithe jeten. Ambasadori holandez, Henk Van Den Dool, ne mesazhin e tij derguar publikut, tha se dje ai ka derguar nje leter te gjate te hapur per publikun permes gazetes “Shqip” dhe shpreson qe ajo t’i jape force nenes se Klodit. “Une u preka shume prej letres se Klodit. Ka qene akt i nje guximi te madh nga ana e tij dhe e pergezoj nenen e Klodit qe ka rritur nje djale si ai. Dashuria per njeri-tjetrin do te jete me e forte tani dhe do te arrije te kaperceje te gjitha pengesat. Ne jemi ketu sepse besojme te djali juaj dhe t’ju themi se do ju mbeshtesim ne cdo hap”, u shpreh ambasadori amerikan, John Withers.

Hakiu, poezi per banoret e percare
Te gjithe e kane vene re se gjate ketyre diteve banoret jane ndare ne grupe e kjo percarje ka prekur dukshem mbi te gjitha njerin prej banoreve, Hakiun. Banoret nuk kane qene ne dijeni, por Kika u ka kushtuar atyre nje poezi. Arbana u kerkon te shohin ne monitor, ku Kika u flet atyre. Me pas ai u lexon edhe poezine qe u ka kushtuar.

Bertina, nje dhurate nga Erioni
Ne spektaklin e se shtunes se kaluar, Vellai i Madh u kerkoi banoreve te shprehnin nga nje deshire te cilen duhej ta shkruanin ne fletepalosje, si dhe ne nje tjeter fletepalosje te shkruanin emrin e njeriut qe deshironin t’i mberrinte ajo surprize. Vellai i Madh ka vendosur qe te plotesoje deshiren e Erionit, nje deshire e cila kishte lidhje me Bertinen. Per kete arsye, Arbana i kerkon vajzes te shkoje te dhoma e bardhe. Erioni ka kerkuar qe t’i dhuronte nje varese, e cila eshte me gure “Amatis”. Pas kesaj, Arbana i ka kerkuar Erionit te shkoje ne dhome tek e dashura e tij. Ata mund ta kalojne naten bashke ne ate dhome.

Top Channel