Woods puneson ish-zedhenesin e Bush

13/03/2010 14:30

Tiger Woods ka vendosur qe te hyje ne cirkuitin e golfit perpara parashikimeve dhe kerkon qe cdo gje te shkoje ne vend, fale ndihmes se Ari Fleischer, ish-zedhenesi i presidentit amerikan George Bush.

Sic raporton New York Post, Wood ka punesuar Fleischer per ta ndihmuar ne planifikimin e ne strategjie per turneun e pare ne te cilin do te marre pjese pas skandalit.

Sportisti me i pasur ne bote mungon ne kompeticione sportive qe prej 26 nentorit, kur sherri ne familje doli jashte mureve te shtepise dhe u publikua ne media, ndersa lista e te dashurave sa vinte dhe shtohej dita-dites.

Top Channel