Ndertimet izraelite, Klinton: Vendimi, fyes ndaj SHBA-ve

13/03/2010 02:50

Ashpersohen gjithmone e me shume kritikat e komunitetit nderkombetar mbi Izraelin pas vendimit te ketij te fundit per ndertimin e 1600 shtepive te reja ne Jeruzalemin Lindor.

Kete radhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka folur ne nje gjuhe me te ashper duke e cilesuar vendimin e qeverise izraelite nje “vendim fyes” per Uashingtonin.

“Njoftimi zyrtar i vendimit per ndertimin e 1600 shtepive te reja kolone ne Jeruzalemin Lindor ne diten kur Izraelin po e vizitonte zevendespresidenti Xho Bajden ishte fyes”, u shpreh Klinton ne nje interviste per CNN.

Megjithate ne fjalen e saj Klinton mohoi se pas ketij veprimi marredheniet mes SHBA-se dhe Izraelit ishin ne rrezik.

“Marredheniet tona jane afatgjata, te forta dhe te bazuara ne interesin e perbashket”, tha shefja e diplomacise amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA