INSTAT: Te dhenat, transparente

13/03/2010 16:45

Drejtues te Institutit te Statistikave kane reaguar sot pas deklaratave te nje dite me pare te kreut te opozites sipas se cilit, ky institucion po manipulon te treguesit ekonomike.

Ata thane se te dhenat jane transparente dhe matjet e INSTAT jane te vleresuara edhe institucionet nderkombetare.

Nderkohe Partia Socialiste me ane te deputetit Ilir Beqja theksoi se prej kater muajsh Instituti i Statistikave nuk eshte ne gjendje t’u tregoje shqiptareve sa jane shtrenjtuar shpenzimet shendetesore, sepse vete pranon se nuk e di sa jane te siguruar e te pasiguruar ne Shqiperi.

“Prej disa javesh, ne tejkalim te afateve ligjore, INSTAT nuk u tregon shqiptareve se cili eshte volumi i tregtise me pakice ne vitin 2009. Prej disa javesh, ne tejkalim te afateve ligjore, INSTAT nuk u tregon shqiptareve se sa eshte papunesia, te pakten ajo zyrtare, ne vitin 2009. Rasti me i fundit, dhe me skandaloz, eshte loja me inflacionin.Instituti i Statistikave, humbi rastin te shpjegoje boterisht pse ne 8 shkurt e shpalli inflacionin e muajit janar 3.6 % dhe ne 8 mars, po per inflacionin e muajit janar deklaroi se eshte 4.1 %”, u shpreh Beqja.

Top Channel