Vizat, mbeshtetje nga Greqia

12/03/2010 15:50

Pasi ka firmosur me ministrin e Mbrojtjes qytetare greke disa marreveshje bashkepunimi ne fushen e sigurise se rendit dhe kufijve, ministri shqiptar i Brendshem Lulzim Basha deklaroi se qeveria greke eshte nje nder mbeshtetesit kryesore te procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine.

Ministri i Mbrojtjes Qytetare greke Mihali Hristoidhis deklaroi ne Tirane, se krimi i organizuar ne Greqi ku ka te perfshire shqiptare vazhdon te kete rritje.

Hristoidhis deklaroi se kokat e trafikut jane grek, por pjesa me e madhe e trafikanteve jane shqiptare. Per ministrin grek edhe ne Shqiperi vazhdon te kete organizata mafioze qe sherbejne kryesisht per te pastruar para. Por Hristoidhis deklaroi se shqiptaret e perfshire ne kriminalitet nuk jane emigrante ekonomike, ata jane trafikante qe udhetojne drejt Greqise vetem per t’u perfshire ne krim.

“Kohet e fundit eshte shtuar krimi ne radhet e te huajve, pa perjashtuar faktin qe rrjetet e fuqishme drejtohen nga greket. Duke qene se shqiptaret jane te huajt me te shumte ne numer ne Greqi, atehere regjistrojne edhe numrin me te larte te personave te perfshire ne krim”, u shpreh Hristoidhis.

Ministri grek pati nje takim edhe me kryeministrin e vendit Sali Berisha.  

Top Channel