Tirane, aktivitete e festime per Diten e Veres

12/03/2010 17:05

Per te gjashtin vit radhazi ne Tirane do te festohet Dita e Veres.Bashkia e Tiranes ka pergatitur nje sere aktivitetesh kulturore qe do te mbushin kete dite.

Te dielen festimet nisin ne oren 10 .00 ne sheshin Skenderbej me kenge dhe valle te ansamblit Tirana duke vijuar me cirkun e Tiranes qe do te argetoje femijet ne kete dite vere.

Te gjitha sheshet  kryesore dhe lulishtet do te sherbejne si skena per aktivitete kulturore te planifikuara per 14 marsin. Karaoke, sfilata, koncerte ‘rocku’ dhe argetime te ndryshme per femije nuk do te mungojne ne kete dite vere. Aktivitetet do te vijojne deri ne oret e vona te se dieles.

Top Channel