Nese abuzon me ligjet qe veprojne ne mbrojtje te kafsheve, mund te denohesh me burgim dhe kete e verteton nje shembull ne Santa Monica te Kalifornise.
Nje restorant eshte kontrolluar nga inspektoret, te cilet kane identifikuar shkelje pasi restoranti perdorte ne menu sushi me mish balene, tregtia e se ciles ndalohet rreptesisht ne SHBA.
Restoranti “The Hump” dhe pronari Kiyoshiro Yamamoto, akuzohen per “shitje te paligjshme te produkteve derivate te nje gjitari detar”. Per kete krim, Yamamoto rrezikon nje vit burg dhe deri ne 300 mije dollare gjobe. “Balena eshte nje specie ne zhdukje dhe shitja e mishit ne SHBA eshte e ndaluar”, shprehet sherifi i zyres federale.
Nderkohe, nje zedhenes i prokurorit federal deklaron se autoritetet do bejne gjithcka per te mbrojtur speciet ne listen e rrezikut te zhdukjes, ne menyre qe te sigurohen qe ato te mos shkojne ne nje pjate restoranti.
Top Channel