Pink Floyd fiton betejen me Emi-n

11/03/2010 19:30

Grupi legjendar britanik i muzikes rock, Pink Floyd ka fituar betejen ligjore me kompanine muzikore Emi per te penguar qe kenget e tyre te shiten vecmas ne dyqanet virtuale.

Gjykatesi i ka dhene te drejte grupit ne baze te nje kontrate te nenshkruar mes paleve shume vjet me pare. Kjo kontrate detyron kompanine te ruaje integritetin artistik te albumeve.

Emi duhet te paguaje rreth 40 mije sterlina kosto ligjore dhe nje gjobe te majme qe do te shkoje per grupin e albumit legjendar “The Wall”.

Top Channel