Shperthimi ne Shkoder, autoret te paidentifikuar

10/03/2010 11:00

Autoret e shperthimit te nje nate me pare ne banesen e nje avokati ne Shkoder, jane ende te paidentifikuar.

Policia, ne nje njoftim te saj per mediat, sqaron se eshte ngritur nje grup hetimor per ngjarjen, ndersa po kryhet nje pune intensive per identifikimin dhe me pas gjetjen e autoreve.

Policia sqaron se shperthimi ka ndodhur ne oren 23:00 te mbremjes se kaluar ne lagjen “Qemal Stafa” te qytetit te Shkodres. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se rreth 400-500 grame tritol jane vene prane deres se apartamentit te avokatit Gjon Lepuri, duke shkaktuar deme te medha ne disa banesa.

Vec demeve materiale nuk ka patur te lenduar nga shperthimi i fuqishem.

Top Channel