Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

10/03/2010 15:25

Komisioni i Ligjeve diskutoi me dyer te mbyllura ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, nje kerkese kjo qe erdhi nga vete shefi i sherbimeve sekrete, Bahri Shaqiri.

I shoqeruar nga shefi i kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, me te cilin ka patur gjate kesaj kohe konsulta per permiresimin e ligjit, ne prani te kamerave, zoti Shaqiri, fillimisht, sqaroi perse jane te nevojshme ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit.

“Kemi kerkuar amendimin e ligjit me synim per t’iu pergjigjur kushteve te reja per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Amendimi vinte si nevoje dhe domosdoshmeri edhe ne kuader te detyrimeve si vend anetar i NATO-s, procesit te liberalizimit te vizave me vendet e BE-se dhe rolit qe duhet te kete SHISH ne keto procese”, u shpreh Shaqiri.

Shefi i Sherbimeve Sekrete permblodhi ne tete pika propozimet e sherbimit per ndryshimin e ligjit, ku me te rendesishmet kane te bejne me fushat e veprimtarine e tij brenda dhe jashte vendit.

“Kryerjen e veprimtarise se zbulimit jashte vendit, qe do te thote se, ne kushte te reja, SHISH mund te kryeje veprime te specializuara tekniko-informative edhe jashte territorit te vendit; kryerjen e veprimtarive te kunderzbulimit brenda vendit; mbledhjen e informaconit mbi terrorizmin edhe per individe, grupe, organizata, qe i mbeshtesin dhe i financojne ata; mbledhjen e informacionit per krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabanden, pastrimin e parave dhe te gjithe llojet e trafikimit te paligjshem”, u shpreh Shaqiri.

Shefi i Sherbimeve Sekrete ka kerkuar siguri me ligj edhe per operacione qe sherbimi kryen nepermjet atyre qe zoti Shaqiri i cilesoi si “struktura ilegale”.

“Mbrojtja e sigurise se veprimtarise se SHISH, duke shtuar mbrojtjen e operacioneve qe realizohen edhe nga struktura ilegale, te objekteve dhe pajisjeve qe kane te bejne me veprimet informative-operative te SHISH. Per realizimin e kesaj detyre rregullat dhe procedurat te propozohen nga drejtori i SHISH dhe te miratohen nga Kryeministri. Kjo do te ndihmonte jo vetem ne sigurimin e realizimit te detyrave nga punonjesit e SHISH, por edhe ne kontrollin efikas te tyre gjate kesaj veprimtarie”, u shpreh Shaqiri.

Ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ kane hasur ne kundershtime te forta nga partia Socialiste, e cila nuk mori pjese ne seancen degjimore me shefin e sherbimeve sekrete. Vete zoti Shaqiri la te kuptohet se ka disa rezerva, por, ne pranine e kamerave nuk tha se cilat ishin ato.

“Pjesa derrmuese e ketyre sugjerimeve qe jane bere nga Sherbimi jane marre parasysh ne draftin e paraqitur, por ai ka edhe elemente te tjere, qe, per mendimin tim, duhet te diskutohen. Por, duke qene se diskutimi mund te hyje ne elemente teknike, do te deshiroja qe mbledhja te behej me dyer te mbyllura”, u shpreh Shaqiri.

Ne prani te kamerave zoti Shaqiri nuk e preku fare percaktimin per nje periudhe 5-vjecare te mandatit te drejtorit te Sherbimit Informativ, cka e le te paqarte  vazhdimesine e mandatit te tij aktual ne krye te sherbimit.

Por kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, premtoi njohjen e medias gjate dites me ndryshimet perfundimtare qe do t’i kalojne per miratim parlamentit te enjten.

Top Channel