
Ajo qe ndodhi gjate muajve janar e shkurt ishte “nje rritje e paralajmeruar” e kostos se jeteses se shqiptareve, por askush nuk e kishte menduar se sa shume.
Instituti i Statistikave deklaroi dje se Indeksi i Çmimeve te Konsumit u rrit me 1.1 per qind ne shkurt, duke shenuar nje nga ndryshimet me dramatike ne shume kohe.
Ne krahasim me nje vit me pare, mallrat e konsumit kushtojne 4.4 per qind me shume. IÇK-ja ka pesuar rritje te panderprere qe nga shtatori i kaluar.
Te gjitha grupet kryesore te mallrave te konsumit pesuan rritje te çmimeve, por ushqimet qene me te goditurat, pasi u shtrenjtuan brenda nje muaji me 2.4 per qind.
Zarzavatet, te cilat kane qene mallrat me te inflacionuara gjate muajve te fundit, u shtrenjtuan me 13 per qind gjate shkurtit, nderkohe qe ne krahasim me nje vit me pare, u kushtojne shqiptareve plot 44 per qind me shume.
Qe nga muaji janar, inflacioni eshte me i larte se objektivi i siperm i Bankes se Shqiperise prej 4 per qind.
Shkaqet
Rritja e çmimeve gjate muajve te fundit lidhet me kater faktore kryesore: zhvleresimi i lekut kundrejt euros, perdorimi i referencave doganore artificialisht te larta per ushqimet e importuara, rritja e taksave te akcizes per mallrat kryesore si nafta, cigaret, kafeja e alkoolet dhe rritja e çmimit te energjise elektrike.
Leku ka humbur 12 per qind te vleres ne krahasim me nje vit me pare dhe Banka e Shqiperise thote se ky zhvleresim pasqyrohet te çmimet e mallrave brenda 9 muajve ne masen 100 per qind.
Ne te njejten kohe, tregtaret e ushqimeve te importuara raportojne se administrata doganore po mban çmime reference shume pertej çmimeve reale. Duke folur ne lidhje me referencat doganore, Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak muaj me pare: “E bejme qe te mbrojme prodhimin vendas”.
Rritja e çmimit te energjise elektrike me 13.1 per qind kete vit, pritet te sjelle nje vale te re rritjesh çmimesh, pasi energjia eshte lende e pare ne çfaredolloj malli tjeter.
Çmimet e karburanteve dhe te cigareve jane rritur gjate muajve te fundit si pasoje e rritjes se taksave dhe zhvleresimit te lekut. Ne rastin e karburanteve, rritja e çmimeve ka ardhur edhe si pasoje e shtrenjtimit ne tregun nderkombetar.
Pasojat
Shtresat e varfra te shqiptareve pritet te vuajne me shume se pjesa tjeter e popullates nga rritja e çmimeve, per shkak se te varfrit shpenzojne pjesen derrmuese te parave te veta ne konsum ushqimor apo fatura dritash. Koniunktura e pergjithshme paralajmeron se inflacioni mund te vijoje te rritet se paku deri nga muaji maj.
Zhvleresimi i lekut nuk eshte pasqyruar ende teresisht te çmimet me pakice, nderkohe qe çmimet e mallrave ne tregjet nderkombetare kane pasur tendence rritese gjate koheve te fundit.
Top Channel